Koronavirusi: çast pas çasti
Turqia raporton dy mijë e 17 raste me COVID-19
Turqia raportoi 2.017 raste të reja me koronavirusin e ri dhe 1.297 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 361.801, ndërsa numri i të shëruarve në 314.390, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, 112.215 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,21 milionë.
Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.799, me 72 viktima të reja.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.744, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia, shkruan Anadolu Agency. Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i rasteve aktive vazhdon të rritet.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













