Lajme
Situatë alarmante në Zvicër: 8.616 infeksione dhe 24 vdekje për një ditë
Shkalla e pozitivitetit në rastet e testuara është 28 për qind. 149 persona janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit dhe 24 veta kanë vdekur
Numri i infeksioneve të reja me koronavirus ka njohur sot një ngritje edhe më të madhe, pas një serie prej numrash mbi 5.000 në ditë, që ishte regjistruar gjatë një jave.
Kështu, të mërkurën, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 8,616 raste të reja brenda 24 orëve, shkruan watson.ch.
Shkalla e pozitivitetit në rastet e testuara është 28 për qind, transmeton albinfo.ch. 149 persona janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit dhe 24 veta kanë vdekur nga Covid-19.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 5994 raste në ditë, që është 88 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shkalla mesatare e pozitivitetit në 7 ditët e fundit është 23.4 për qind.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 26,029 teste në ditë dhe kështu është rritur për 37 për qind krahasuar me javën e mëparshme, përcjell albinfo.ch.
Kantonet aktualisht raportojnë 1990 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 88 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













