Lajme
Van Der Bellen: “Do të mbrojmë demokracinë me të gjitha mjetet”
"Ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë së bashku dhe vendosmërisht me të gjitha mjetet"
Presidenti i Austrisë, Alexander Van de Bellen ka shprehur shqetësimin e tij pas sulmit terrorist që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Vjenë.
Ai u është drejtuar qytetarëve përmes twitterit.
“Ne të gjithë jemi prekur thellë nga sulmi i dyshuar terrorist në qendër të Vjenës. Mendimet dhe dhembshuria jonë shkojnë me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre. Unë do të doja të falënderoja të gjithë policët, ambulancën dhe forcat e armatosura që janë të përkushtuar për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë tonë, transmeton albinfo.ch.
Mbështetja jonë u drejtohet qytetarëve të cilët ende duhet të durojnë situatën e pasigurt në qendrën e qytetit.
“Ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë së bashku dhe vendosmërisht me të gjitha mjetet. Unë jam në kontakt me Qeverinë Federale dhe, në emër të Republikës, i falënderoj për deklarimin e mbështetjes, krerët ndërkombëtarë të shteteve dhe qeverive.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














