Lajme
6,126 infeksione të reja dhe 72 vdekje nga Covid-19 në Zvicër
Numri më i madh i të vdekurve, i raportuar gjatë kulmit të valës së parë, në periudhën mars-prill 2020, ka qenë 70!
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 6126 raste të reja me koronavirus.
Mesatarja e 7 ditëve është 7785 raste të reja në ditë, ose 37 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Shkalla e rasteve pozitive në një mesatare 7 ditore aktualisht është 26.4 për qind, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 26 teste ishin pozitive.
Numri mesatar ditor i testimeve të bëra në 7 ditët e fundit ka qenë 30,806 në ditë dhe kështu është rritur për 21 për qind në krahasim me javën e mëparshme.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 22.157 testime.
BAG ka raportuar sot edhe 72 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch. Të kujtojmë: numri më i madh i të vdekurve gjatë një dite, i raportuar gjatë kulmit të valës së parë, në periudhën mars-prill 2020, ka qenë 70!
Kantonet aktualisht raportojnë 2,909 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 42 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














