Lajme
Ka ndërruar jetë Enver Foniqi, ish-kryetar i shoqatës “17Shkurti.Ch”
Është bërë e ditur se pas një sëmundje të rëndë para pak minutash në spitalin e Zvicrës ka vdekur Enver Dalip Foniqi, shkruan albinfo.ch.
Enver Foniqi, i lindur më 10 tetor 1973, ai jetoi bashkë me familjen e tij në Dobërçan, shkollën fillore e kreu në Dobërçan, shkollën e mesme në Gjilan, ndërsa studimet i vazhdoi në Prishtinë.
Po ashtu, i ndjeri pasi i kreu studimet, shërbeu si profesor i gjuhës angleze në shkollën fillore “Nazim Hikmet” në Dobërçan, pas disa viteve ai shkoi në Zvicër, ku jetoi dhe punoi atje.
Enver Foniqi ishte një aktvist i palodhur në shoqatën 17Shkurti, ishte ndër ideatorët e parë për të themeluar shoqatën në vitin 2009, pas një kohe ai u bë kryetar i shoqatës, ku shërbeu suksesshëm për dy vjet.
Ishte në ballë të organizimeve të mëdha në fshat dhe kurrë nuk është ndalur së kontribuar për të mirën e përgjithshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











