Lajme
Biden starton punën me task-forcën kundër koronavirusit
Është bërë e ditur se tashmë presidenti i zgjedhur i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden, do ta kthejë pandeminë e koronavirusit në prioritetin e tij pas fitores mbid Donald Trumpin, transmeton albinfo.ch.
Ai ka njoftuar hapat e parë të planit të tij të tranzicionit, ekipi i Bidenit tha se do të ketë më shumë testime dhe se amerikanëve do t`u kërkohet të mbajnë maska. Shumë shpejt, demokrati pritet të caktojë task forcën e vet 12 anëtareshe të koronavirusit.
Edhe pse Trumpi ende nuk e ka shpallur humbjen dhe në disa shtete kyçe numërimi nuk ka përfunduar, Bideni po ecën përpara me planet për të marrë pushtetin në janar. Kjo pasi rrjetet e mëdha televizive amerikane njoftuan me shifra triumfin e tij të shtunën.
Në situatën aktuale, Biden mund të lëshojë disa urdhra ekzekutivë, urdhra këto me shkrim të nxjerra nga presidenti për qeverinë federale, të cilat nuk kanë nevojë për miratimin e Kongresit, e që synojnë përmbysjen e shumë politikave të Trumpit. Kështu demokrati ka ndërmend të anulojë urdhëresën për ndalimin e udhëtarëve thuajse nga të gjitha vendet me shumicë myslimane dhe të riaktivizojë programin që lejon qëndrimin në vend të të rinjve të sjellë në SHBA në mënyrë të paligjshme nga vende të tjera si të mitur të pashoqëruar nga prindër.
Ai synon po kështu të rikthejë vendin në marrëveshjen ndërkombëtare për të kufizuar ambiciet bërthamore të Iranit. Administrata Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja.
Raportet në media tregojnë se ka ndasi edhe mes vetë republikanëve më në zë mbi mënyrën e reagimit ndaj fitores të Bidenit. Disa kanë refuzuar ta njohin publikisht rezultatin e votimit. Lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se të gjithë rinumërimet dhe sfidat ligjore duhet të mbyllen. “ Vetëm atëherë, u shpreh ai, Amerika do të vendosë së kush e fitoi garën”.
Ndërkohë, ish-presidenti amerikan, George W Bush, e uroi Joe Bidenin për fitoren, duke thënë se populli amerikan mund të kishte besim se zgjedhjet kanë qenë të ndershme dhe rezultati i tyre i qartë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim












