Lajme
Kjo komunë zvicerane heq taksat për banorët
Se çfarë do të thotë kjo, ja një shembull: Letërnjoftimi, normalisht kushton 65 franga për të rriturit dhe 30 franga për të miturit
Letërnjoftimi falas, dëshmia e të dhënave personale falas: komuna Brislach në kantonin Baselland nga viti 2021 do të heqë taksat për banorët e vet, duke bërë kështu një akt unik në Zvicër
Se çfarë do të thotë kjo, ja një shembull: Letërnjoftimi, normalisht kushton 65 franga për të rriturit dhe 30 franga për të miturit, shkruan 20 minuten.
Sipas një njoftimi për media që komuna ka shpërndarë të mërkurën, edhe pagesa për të aplikuar për autoshkollë ose konfirmimi i të dhënave personale për kompanitë e sigurimeve nuk duhet të kushtojnë më asnjë rapi.
“Është e bezdisshme që akte zyrtare si këto janë ende të nevojshme në ditët e sotme”, shkruan komuna, transmeton albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse këshilli lokal ka vendosur të heqë taksat që nga 31 dhjetori i këtij viti.
Megjithëse në këtë mënyrë komuna humbet të ardhura vjetore prej 8.000 deri në 10.000 franga, ajo ka vendosur t`u ofrojë banorëve “një të mirë unike”.
Në të kundërt, taksat stimuluese duhet të vazhdojnë të paguhen, siç është ajo për grumbullimin e e mbeturinave.
Kancelaria Federale jep pëlqimin për letërnjoftim falas
Duke qenë se pagesa e vetëm disa prej taksave është në kompetencë të bashkisë, komunarët nuk ishin të sigurt se si është puna me letërnjoftimet.
Për këtë arsye ata fillimisht i janë drejtuar kantonit dhe më pas Kancelarisë Federale, përcjell albinfo.ch. Në Bernë, ata më në fund morën dritën jeshile, thonë në komunë. Këshilli bashkiak nuk është në dijeni që ndonjë komunë ose qytet tjetër në Zvicër të ketë ndërmarrë një hap të tillë si në Birslach.
“Në vitet e fundit ne si komunë kemi regjistruar disa llogari pozitive,” thotë kryebashkiaku Hannes Niklaus. Prandaj deshëm t’i jepnim diçka në kthim popullatës, pa ulur taksat.
Për më tepër, sot shumë gjëra bëhen në internet, kështu që puna që merr përpilimi i faturave ndonjëherë është më e madhe se përfitimi prej tyre, përcjell albinfo.ch. “Kështu, ne po e bëjmë një të mirë për vete dhe në të njëjtën kohë po përfitojnë të gjithë”, thotë Niklaus.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














