Futboll
Kosova U-21 pret Shqipërinë U-21 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Sot luhet ndeshja vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kësaj radhe në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian U21, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Shqipëria ballafaqohen sonte nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të enjten në mbrëmje Kosova e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para përballjes me kuqezinjtë.
Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë dhe dueli pritet me optimizëm të madh për sukses.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje në vend të Destan Bajselmanit, Alban Ajdinit dhe Donat Rrudhanit ka ftuar Ramiz Bytyqin, Almir Kryeziun dhe Valmir Veliun.
Ndërkohë edhe Shqipëria është e gatshme për këtë takim, ku synon fitore, transmeton telegraf.
Kuqezinjtë ende kanë pak gjasa për kualifikim, por u duhen dy fitore dhe duhet të shpresojnë që Austria të mos fitojë asnjë pikë në dy ndeshjet e fundit në mënyrë që ta sigurojnë plasmanin në Euro2021.
Ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe Kombëtares së Shqipërisë U21 transmetohet në televizionin publik të Kosovës, RTK.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












