Lajme
Nga dita e martë, Austria në “bllokim” total
Për tri javët e ardhshme, Austria do të hyjë në izolim të plotë. Me përjashtim të dyqaneve ushqimore dhe farmacive, çdo gjë do të mbyllet. Gjatë 24 orëve do të këtë orë policore. Të drejtë të daljes do të knë vetëm personat me arsye të domosdoshme.
Izolimi në shtetin austriak do të fillojë nga dita e martë (17 nëntor) dhe parashihet të përfundoj me 6 dhjetor. Kështu njoftoi qeveria austriake të shtunën pasdite në një konferencë për shtyp.
Dyqanet tregtare dhe biznesore do të mbyllen tërësisht, me përjashtim të supermarketëve dhe farmacive. Nuk lejohet të punojnë as sallonet e floktarëve dhe as sallonet tjera të bukurisë. Shkollat do të mbyllen dhe do të vijojnë mësimin në distancë, njofton apa.at
Përveç kësaj, kufizimi i daljes nga ora 20:00 – 06:00, tani do të hyjë në fuqi për gjatë 24 orëve. Pra, të drejtë të daljes nga shtëpia, do të kenë vetëm ata që kanë arsye të domosdoshme, përcjell Albinfo Austria.
Po ashtu ju mund të takoni vetëm partnerin tuaj, familjarët e afërm ose kujdestarët tuaj. Secilin prej këtyre personave duhet ta takoni vetëm në mënyrë individuale. Me fjalë tjera, nuk lejohen takimet me shumë se dy persona.
Në vendet publike është e detyrueshme të mbahet distancë prej 1 metër dhe të jetë e mbuluar fytyra me maskë, goja dhe hunda.
Në spitale dhe shtëpi të të moshuarve, vizitat për pacientë do të pranohen vetëm një herë në javë. Pacientin mund ta vizitojë vetëm ndokush prej njerëzve të afërm të familjes. Përjashtim bëjnë gratë shtatzëna.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz përgjatë konferencës për shtyp, e justifikoi “bllokimin” duke thënë se masat e deritashme nuk e kishin zvogëluar numrin e infeksioneve. Përkundrazi, në disa lande, si: Kärnten, Voralberg dhe në Austrinë e Epërme ka një rritje të jashtëzakonshme.
Sebastian Kurz i bëri thirrje popullatës që të takojë vetëm nga një person poqe se është e mundur. “Çdo kontakt shoqëror është një më shumë se duhet. Vetëm duke ju përmbajtur këtyre rregullave do të mund të kremtojmë bashkë kohën e Krishtlindjes.
Kurz siguroi po ashtu se do të vazhdojë të ekzistojë mundësia e kujdesit për fëmijët në shkolla dhe kopshte, transmeton Albinfo Austria.
Zhbllokimi i këtyre masave është menduar të bëhet me datën 7 dhjetor. Të parët që do të rihapen, planifikohen shkollat dhe dyqanet me pakicë.
Dyqanet tregtare të cilat për shkak të këtyre masave janë detyruar të mbyllen, do të përfitojnë nga shteti një pjesë të humbjeve të shitjes që mund të ju ndodhë nga “bllokimi”. Por, nuk do të përfitojnë si bizneset e hotelerisë, ku 80 për qind e shitjes që kanë pasur në të njëjtën kohë me vitin e kaluar, do ta marrin nga shteti. Dyqanet tregtare në këtë rast varësisht nga biznesi i tyre do të përfitojnë nga 20 – 60 për qind.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











