Lajme
BE së shpejti me ligj që ndalon propagandat ekstremiste në internet
Ministrat e Bashkimit Evropian kanë thënë se blloku duhet të adoptojë një ligj këtë vit duke obliguar firmat e interneteve të largojnë propagandat ekstremiste brenda një ore pasi të marrin raportim për to, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
BE-ja ka diskutuar një rregullore të tillë për më tepër se një vit, por sulmet e fundit terroriste në Francë dhe Austri e kanë bërë këtë çështje më urgjente.
Ministrat e Brendshëm kanë thënë se teksti duhet të arrijë së shpejti pajtimin me Komisionin e BE-së dhe Parlamentin Evropian.
Po ashtu kanë kërkuar më tepër shkëmbime të dhënave brenda BE-së dhe një kontroll më sistematik të kufijve.
Si ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ashtu edhe komisioneria për marrëdhënie të Brendshme në BE, Ylva Johansson, kanë kërkuar që të arrihet pajtim deri në Krishtlindje për një rregullore re “për përmbajtje terroriste online (TCO)”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












