Lajme
Nue Oroshi nis mandatin e dytë në Asamblenë e qytetit të Kielit
"Më 19 nëntor 2020 do ta filloj mandatin e dytë në Asamblenë e qytetit të Kielit tash me një përvojë më të madhe në shumë aspekte"
“Më 19 nëntor 2020 do ta filloj mandatin e dytë në Asamblenë e qytetit të Kielit tash me një përvojë më të madhe në shumë aspekte”. Kështu shkruan në një postim të tij në fb, Nue Oroshi, aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në Kiel e më gjerë dhe anëtar i partisë më të madhe gjermane, CDU.
“Shpresoj se dalëngadalë mbas kalimit të pandemisë do të filloj ndërlidhjen e qytetit të Kielit me qytetin e Prizrenit”, shton ai, transmeton albinfo.ch.
“Në këtë qytet në asamblenë e qytetit janë 8 grupe politike, kurse CDU ku unë jam anëtar e veprimtar tash e pesëmbëdhjetë vjet është partia e dytë, me 14 asambleistë. Politika është një art i vështirë e sidomos kur i takon gjeneratës së parë të migrantëve që janë futur në politikë.
Të jesh asamblist në një qytet me 250.000 banorë ku janë vetëm 59 asambleistë nga 8 parti politike këtë ta mundëson vetëm demokracia gjermane, pa lënë anash edhe angazhimet e pandërprera që bëj tash e 15 vjet në CDU, si dhe përkahjen që më kanë dhënë mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në Kiel”, shkruan më tej Oroshi.
Kieli është një qytet në veri të Gjermanisë, i cili ka 250.000 banor, është një qytet bregdetar dhe me një universitet shumë të vjetër. Është kryeqytet i Republikës së Schleswig- Holsteinit, e cila ka 2.9 milionë banorë. Dallon sidomos me rrugëtimin e anijeve që nisen nga ky qytet për në shumë vende te botës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













