Kosova
Dokumentar i vitit 1981 mbi ardhjen e gastarbajterëve nga Kosova në Zvicër
"Shumica që vijnë, këtë e bëjnë nga halli sepse nuk kanë pasur ndonjë zgjidhje tjetër mbijetese"
Pamja e parë hapet me një grup të rinjsh shqiptarë nga Kosova, të posaardhur në Zvicër, duke kënduar këngë folklorike me çifteli. Kështu fillon një dokumentar i realizuar nga televizioni zviceran SRF në vitin 1980, që bën fjalë mbi ardhjen në Zvicër të “gastarbajterëve” nga Kosova.
Ata, dokumentari zviceran i prezanton si “punëtorë sezonierë, të ardhur nga Jugosllavia”, kryesisht nga viset jugore, më të varfra të këtij vendi. “Shumica që vijnë, këtë e bëjnë nga halli sepse nuk kanë pasur ndonjë zgjidhje tjetër mbijetese”, vëren gazetari zviceran.
Ekipi filmik i ka shoqëruar ata që nga mbërritja në stacionin hekurudhor në Buchs (SG), shkruan albinfo.ch. Në këtë qytet, që është pika e parë e hyrjes në Zvicër, me të zbritur nga treni, ata i pret kontrolli shëndetësor.
Më tutje, disa nga gastarbajterët e ardhur flasin për motivet që i kanë shtyrë të mërgojnë dhe për kushtet që i presin në Zvicër. Njëri prej tyre thotë se këtu ndihet sikur në burg, për faktin se i është dashur të largohet nga familja, të cilën nuk do ta shohë për 9 muaj të gjatë, transmeton albinfo.ch. Ai dhe shqiptarët tjerë të intervistuar, ankohen për kushtet e rënda të punës dhe sidomos për statusin jo të lakmuar që kishin punëtorët sezonierë.
“Të kishim punë të rregullt vjetore, të paktën, që të mos rrimë në ethe për tre muaj të tërë se a do të na thërrasin apo jo”, shprehet një i intervistuar tjetër.
Intervistimi është realizuar në gjuhën serbokroate me përkthim në gjermanishte, për arsye që dihen.
Për më tepër, shikojeni dokumentarin.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau

















