Integrimi
Nënës kosovare i refuzohet pasaporta, ajo angazhon asamblenë komunale
Për shkak se nëna e tre fëmijëve nuk dëshiron të presë, kërkesa e saj tani do të trajtohet në mbledhjen e asamblesë komunale, me kërkesën e saj
Në mbledhjen e ardhshme të asamblesë së komunës Kaisten, kantoni Aargau, do të shqyrtohen dhjetë kërkesa për shtetësinë zvicerane. Për gjashtë prej tyre, ekzekutivi i komunës rekomandon pranimin nga asambleja, shkruan nfz.ch. Ndërkaq, po ky ekzekutiv rekomandon hedhjen poshtë të aplikimit të një nëne 40-vjeçare nga Kosova, me tre fëmijët e saj.
Burri i saj ka lejen e qëndrimit B dhe “nuk dëshiron e as nuk mund të natyralizohet”, thuhet në dokumentet e aplikimit, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, gruaja e tij aplikon për shtetësi në Kaisten për vete dhe tre fëmijët, 10 vjeç, 7 vjeç dhe gjashtë muaj, të gjithë të lindur në Rheinfelden.
Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1995 ndërsa në Kaisten, që nga viti 2012. Ajo në protokoll përshkruhet si miqësore dhe si një person që gjithmonë i përmbush detyrimet e saj financiare.
Në mars të këtij viti është zhvilluar një diskutim i përbashkët midis ekzekutivit të komunës dhe familjes. Me atë rast, përfaqësuesit e ekzekutivit kanë konstatua se shumica e pyetjeve të bëra prej tyre, për praktikisht të gjitha çështjet, nuk ishin kuptuar dhe se njohuritë qytetare të zonjës ishin vetëm të nivelit “të mjaftueshëm” ose madje edhe “të pamjaftueshme”, përcjell albinfo.ch. Kjo mungesë e njohurive, si dhe integrimi i pamjaftueshëm shoqëror bënë që këshilli bashkiak (ekzekutivi9 të refuzojë aplikimin.
Kjo i është komunikuar edhe familjes. Në një takim tjetër në fillim të majit me kërkesë të familjes, po këto arsye janë shpjeguar përsëri, edhe me gojë.
Në të njëjtin muaj, nëna e tre fëmijëve ka kërkuar një rivlerësim të kërkesës së saj. Këshilli bashkiak ka përmbushur këtë kërkesë, por ka qëndruar në vendimin e tij negativ me të njëjtat arsyetime, si për vlerësimin e parë.
Si rezultat i kësaj, aplikantja ka kërkuar që kërkesa e saj të shqyrtohej në kuvendin komunal. Në kërkesën e tij të rekomanduar për refuzim, këshilli bashkiak (ekzekutivi) deklaron se nuk është shprehur, në parim, kundër natyralizimit të familjes.
Përkundrazi: “Aplikantëve iu rekomandua të thellojnë njohuritë e tyre për gjuhën gjermane dhe, në veçanti, të bëjnë përpjekje më të mëdha për t’u integruar dhe për të aplikuar për natyralizim përsëri në një datë të mëvonshme”, përcjell albinfo.ch. Për shkak se nëna e tre fëmijëve nuk dëshiron të presë aq gjatë, kërkesa e saj tani do të trajtohet në mbledhjen e asamblesë komunale më 27 nëntor me kërkesën e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













