Lajme
Njoftim me rëndësi në lidhje me vendimet e Qeverisë gjermane
Qeveria e Gjermanisë, së bashku me udhëheqësit e landeve, nën drejtimin e kancelares Angela Mekel, kanë marrë një sërë vendimesh rreth situatës me pandeminë për ditët vijuese dhe festat e ardhshme.
Në vijim mund të lexoni një përmbledhje të vendimeve të Qeverisë së Gjermanisë nën drejtimin e kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të 16 landeve për masat e reja për parandalimin e pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Vazhdimi i masave të muajt nëntor edhe dhjetor
Mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej më shumë se dy javësh, do të vazhdojë të paktën deri më 20 dhjetor. Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme.
Mbajtja e maskave dhe kufizimet në takime
Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten. Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz, çka në disa lande praktikohet qysh tani.
Festa e Krishtlindjeve
Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të Krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha
Festat e Vitit të Ri
Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, në rrugë kryesore dhe frekuentura, sheshe etj. për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve.
Pushimet për nxënësit fillojnë më 16 dhjetor
Maskat të vendosen në klasa (aktualisht ato vendosen vetëm nëpër shkollë, jo në banka) nga klasa e 7-të e sipër në zona me më shumë se 50 raste për 100,000 banorë. Sidoqoftë, shkollat që nuk kanë asnjë infeksion mund të përjashtohen. Vendimi për vijimin e mësimit në shtëpi do t’i lihet në dorë çdo landi më vete. Por sipas informacioneve nga Berlini, thuhet se është rënë dakord që pushimet e festave të fillojnë qysh më 16 dhjetor.
Ndihmat ekonomike
Landet kanë rënë dakord që programet ekzistuese në mbështetje të bizneseve, sipërmarrësve të pavarur dhe klubeve të zgjerohen dhe të zgjaten. Landet do të inkurajojnë qeverinë federale që të shikojë mundësinë e zgjatjes së ndihmave për bizneset që janë në vështirësi, si për shembull kultura, udhëtimi dhe dëfrimi – deri nga mesi i vitit 2021.

E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë Është vizioni që del nga një studim i porositur nga Qyteti - Nevojiten zgjidhje të kombinuara... -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB











