Gjuha
Aktivitete për nder të 28 Nëntorit, nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri
Festa kombëtare e 28 Nëntorit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, festohet te të gjithë shqiptarët, në veçanti në diasporën shqiptare, nga nxënësit e shkollave shqipe në mërgim, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi u mbajt një aktivitet në Austri, në distancë “Lexuesi i vitit” për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “ Naim Frashëri” në Austri falënderon ambasadorin e R. së Shqipërisë, z. Roland Bimo dhe stafin e tij për bashkorganizim dhe bashkëpunim! Falënderoj kolegët Osmanin, Rozen, Ibrahimin, Antigonen, Qefseren dhe nxënesit pjesëmarrës në këtë aktivitet, po ashtu falënderoj prindërit që mbështesin mësimin e gjuhës shqipe!
Fituese e këtij aktiviteti, “Çmimi nga Ambasadori”, iu nda nxënëses DORA ALIHAJDARI, nxënëse e klasës së katërt në Vjenë dhe pjesëmarrëse e rregullt në mësimin e gjuhën shqipe!
Urime, Dora! Uroj të jesh frymëzim për të gjithë nxënësit shqiptarë!



E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













