Lajme
Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në Berlin, me plan bashkëpunimi
Është bërë e ditur se Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës do të thellojnë bashkëpunimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin që vjen, transmeton albinfo.ch.
Ambasadorët Artur Kuko dhe Beqë Cufaj me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë sot kanë nënshkruar Planin e Veprimit të Përbashkët të të dy Ambasadave të aktiviteteve kulturore e ekonomike me diasporën në vitin që vjen.
Posa të lejojnë rrethanat pandemike, Ambasada e Shqipërisë dhe e Kosovës, në bashkëpunim me Konsullatat e Kosovës dhe Shqipërisë në Gjermani do të organizojnë një varg aktivitetesh në Ambasadat në Berlin, por edhe në qytete ku Konsullatat dhe komuniteti shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria janë të pranishëm.
Viti kalendarik parasheh që çdo muaj të ketë së paku nga një aktivitet të përbashkët të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani.
Duke filluar nga takimet me bashkëkombas, ekspozita, java e filmit dhe deri tek diskutimet me personalitete nga jeta publike nga Shqipëria, Kosova dhe Gjermania, e që ndërlidhen me marrëdhëniet mes dy kombeve janë paraparë që nga pranvera e vitit që vjen të dy Ambasadat me aktivitetet e tyre të tregojnë prezencën e komunitetit shqiptar në Gjermani, por edhe të afirmojnë vlerat e kulturës, ekonomisë, sportit dhe diplomacisë së shqiptarëve në Ballkan dhe Gjermani. /Albinfo.ch



E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













