Lajme
Vaksina e Oksfordit, avantazhet ndaj rivalëve
Vaksina e universitetit të Oksfordit është dukshëm më e lirë se të tjerat dhe më e rëndësishmja, është shumë më e lehtë për tu transportuar dhe shpërndarë në vendet në zhvillim
Në ditët pasi universiteti i Oksfordit dhe Astrazeneca zbuluan rezultatet e fazës së tretë të testimit të vaksinës anti covid, një numër pikëpyetjesh janë shfaqur po ashtu.
Efikasiteti në masën 70 për qind, është dukshëm më pak se 94.5 dhe 95 për qindët e raportuar nga dy kandidatët e tjerë kryesorë, Moderna dhe Pfizer.
Pavarësisht kësaj, vaksina e Oksfordit mund të jetë më e vyer për botën se dy të tjerat, në muajt në vijim. Nëse pikëpyetjet për efikasitetin e saj marrin përgjigje dhe vetë vaksina merr miratimin, ajo mund të hapë rrugën për mbulimin me vaksinë të vendeve të varfra ku kjo e fundit është e nevojshme me urgjencë. Qeveria britanike hodhi hapat e parë drejt procesit të miratimit të premten duke thënë se kishte referuar zyrtarisht kandidaten tek rregullatorët britanikë për një vlerësim. Vaksina e Pfizer do të shkojë fillimisht në BE dhe SHBA.
Ajo e modernës do të jetë e lidhur me SHBA për të paktën gjysmën e parë të 2021 dhe ajo e Oksfordit përbën një lajm të mirë për pjesën tjetër të botës. Astrazeneca ka premtuar se do të ofrojë qindra e miliona doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe se do të shpërndajë vaksinën në bazë jo fitimprurëse për vendet.
Vaksina e universitetit të Oksfordit është dukshëm më e lirë se të tjerat dhe më e rëndësishmja, është shumë më e lehtë për tu transportuar dhe shpërndarë në vendet në zhvillim krahasuar me rivalët e saj pasi nuk ka nevojë të mbahet në temperatura të ulëta.
Vaksina e Oksfordit dhe Astrazeneca-s mund të mbahet në frigorifer në temperatura nga 2 deri në 8 gradë celcius për të paktën gjashtë muaj. Ajo e Modernës kërkon temperaturë -20 gradë celcius dhe e Pfizer -75 gradë celcius.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve











