Kosova
Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton në Podujevë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), së shpejti do të publikojë rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë.
Burimet brenda KQZ thonë se Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar 51.6 %, Nexhmi Rudari (LDK), 36 % dhe Naim Fetahu (PDK), 12.4 %.
Në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.
Pas 20 vjetëve, për herë të parë, LDK’ja humbi bastionin e saj, Podujevën.
Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.
Deri në orën 15:00 dalja në zgjedhje ka qenë 29.76 për qind, apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381. Në vitin 2017 dalja në zgjedhje ka qenë 31 për qind.
Në Mitrovicën e Veriut dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 është 30.3 për qind, apo shtatë mijë e 62 qytetarë.
Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër riciklimi i qelqit ka orar të caktuar: ja rregullat që duhet të respektohen Hedhja e shisheve lejohet vetëm në intervale të caktuara për të ruajtur qetësinë e lagjeve dhe... -
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta












