Lajme
Zvicër: 3802 raste të reja dhe 107 të vdekur nga Covid-19
Kjo e ul mesataren e 7 ditëve në 3733 që është 13 për qind më pak se në javën e mëparshme
Zyra Federale e Shëndetit Publik raporton 3.802 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit.
Kjo e ul mesataren e 7 ditëve në 3733 që është 13 për qind më pak se në javën e mëparshme, transmeton albinfo.ch.
Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla pozitive në një mesatare 7 ditore të testimeve aktualisht është 18.1 për qind ose, nga 100 teste, mesatarisht 18 teste kanë dalë pozitive.
Numri i testimeve të bëra një mesatare 7-ditore është 22,908 në ditë dhe kështu është rritur me 2 përqind në krahasim me javën e mëparshme.
BAG raporton po ashtu edhe 107 raste të reja të vdekjes.
Kantonet raportojnë se 3,278 njerëz aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














