Lajme
Mbi 1.5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.5 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.500.271 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 64.897.870.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri tani është regjistruar në SHBA, me 279.867 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 174.531 viktima, India 138.657, Meksika me 107.565, Britania e Madhe 59.699, Italia 57.045, Franca 53.816, Irani 48.990, Spanja 45.784, Rusia 41.607 dhe Argjentina 39.156.
Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani janë shëruar 44.993.631 persona të infektuar me virusin.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













