Lajme
Vaksinimi në Gjermani nis në ditët e para të janarit
Së fundmi, shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se pret që vaksinimi kundër koronavirusit në Gjermani të nisë në ditët e para të vitit të ardhshëm, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet e Bashkimit Evropian pritet që deri më 29 dhjetor të marrin vendimin për miratimin e vaksinës së parë për përdorim.
Tashmë, Gjermania është duke përgatitur qendrat e vaksinimit.
Shefi i stafit të Merkelit, Helge Braun, i cili edhe vetë është mjek, tha për gazetën Bild se është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet mjekësore.
Po ashtu, Braun tha se ai dhe kancelarja Merkel do të vaksinohen “kur t’u vijë radha”.
Ndërkohë, shifrat e infektimit në Gjermani janë stabilizuar pak a shumë në një nivel të lartë, prejse ka nisur izolimi i pjesshëm, më 2 nëntor.
Të hënën, autoritetet shëndetësore raportuan për 12.332 raste të reja me koronavirus.
Masat kufizuese, të tilla si mbyllja e restoranteve, bareve dhe objekteve sportive, pritet të zgjasin së paku deri më 10 janar.
Braun tha se duhen kufizime më të rrepta “së paku në vatrat” e shpërthimit të koronavirusit. /Rel/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














