Lajme
Vaksina kundër Covid-19 duhet të mbahet në temperatura ultra të ftohta
Vaksina kompanive Pfizer dhe BioNtech kundër koronavirusit duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ftohta, duke ngritur disa shqetësime në lidhje me detyrën e vështirë të transportimit të saj nëpër qendrat e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara. Por një kompani që prodhon të ashtuquajturin akull të thatë në Shtetet e Bashkuara, thotë se është e gatshme për këtë sfidë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Esha Sarai, foli me drejtuesit e kompanisë me seli në Baltimore.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po punojnë në miratimin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNtech kundër koronavirusit, një sfidë e madhe do të jetë magazinimi i vaksinës në temperatura të ftohta.
“(Vaksina) duhet të mbahet në temperaturat midis minus 56 dhe 70 gradë celsius, gjë që mund të arrihet duke përdorur akullin e thatë“, thotë John Dillinger, drejtor i kompanisë Capitol Carbonic.
I ashtuquajturi akull i thatë është akull i prodhuar nga shndërrimi i dioksidit të karbonit në gaz të lëngshëm dhe më pas ngrirjes së tij. Ky lloj akulli “shkrin” duke u kthyer në gaz dhe jo në ujë.
Por, ky prodhues i akullit të thatë në Baltimore me dekada përvojë thotë se nuk do të konkurrojë për këtë biznes.
“Kjo do të jetë një marrëveshje në nivel kombëtar. Nuk besoj se një kompani vetme do të mund ta bënte këtë”, thotë zoti Dillinger.
Shumica e kompanive si Capitol Carbonic tashmë prodhojnë madhësi dhe forma specifike të akullit. Pfizer, dhe kompani të tjera të prodhimit të vaksinave, do të kenë nevojë për copa akulli në formë cilindri, më të vogla se 1.5 centimetra.
“Ky lloj akulli mund të futet nëpër kuti transporti më lehtë se sa copat standarte 1.5 centimetra të gjata. Ky lloj akulli përdoret nga shumë kompani që merren me studime biomjekësore“, thotë Paul Welden, menaxher i operacioneve në kompaninë Capitol Carbonic.
Megjithëse kjo detyrë duket e frikshme, Welden thotë se duke marrë parasysh punën që ka bërë me Institutet Kombëtare të Shëndetit për vite me radhë, kompania e tij është në gjendje ta bëjë këtë.
“Ne jemi gati. Rezervuarët tanë janë të mbushur plot. Ne mund të punojmë shtatë ditë në javë”, thotë Paul Welden, menaxher i operacioneve në kompaninë Capitol Carbonic.
Kompania Capitol Carbonic pret që sapo të fillojë shpërndarja e vaksinave, prodhimi i akullit të thatë të bëhet 24 orë në ditë në shtatë ditët e javës./VOA
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj












