Lajme
Gjermania këput shpresat e kosovarëve: Nuk ka liberalizim vizash
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shuar shpresat e kosovarëve për liberalizim të vizave.
Rohde thotë se janë disa vende anëtare të Bashkimit Europian që ky nuk ua përmendi emrin, të cilat nuk po binden që t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.
“Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, tha Rohde në një intervistë për Klan Kosovën, përcjell Albinfo.ch.
Qysh më 5 tetor televizioni kishte raportuar se janë dy vende anëtare të Unionit që po hezitojnë të japin “aminin” për liberalizim të vizave.
Ato janë Franca dhe Holanda.
Madje, kryeministri i kësaj të fundit, Mark Rutte, i shkroi letër Parlamentit Europian, ku tregoi se Amsterdami zyrtar do nga Prishtina rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
E ka një proces që lidhet me Kosovën, ku europianët pajtohen plotësisht.
Ambasadori Rohde tregon se Gjermania qëndron fort krah të Dërguarit të Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, diplomatit sllovak Miroslav Lajçak.
“Situata asnjëherë nuk ka qenë e lirë nga tensionet, prandaj po bëhet dialogu që tensionet të kanalizohen dhe një zgjidhje të arrihet. Gjermania mbështet plotësisht të Dërguarin Special të Unionit për dialog, pra që palët të flasin prapë me njëra-tjetrën. Mirë është, që përkundër të gjitha zhvillimeve politike këtu në Kosovë, dialogu të vazhdojë”, thotë Rohde që më 30 korrik, pas marrjes së letrave kredenciale nga atëherë presidenti Hashim Thaçi, u bë Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











