Shkurt.ch
Zvicra ndërpret lidhjet hekurudhore me Italinë
Arsyeja e pezullimit qëndron në rregullat e ashpërsuara kundër koronavirusit në Itali
Nga e enjtja, 10 dhjetor, Ndërmarrja Federale e Hekurudhave të Zvicrës SBB dhe ajo e Italisë, Trenitalia, do të ndalojnë trafikun kufitar hekurudhor me Zvicrën për një periudhë të pacaktuar, shkruan sda.ch.
Arsyeja e pezullimit të trafikut hekurudhor ndërkufitar qëndron në rregullat e ashpërsuara për luftimin e koronavirusit në Itali, transmeton albinfo.ch.
Vendimi bazohet në një dekret të qeverisë italiane, ka njoftuar SBB të martën. Ndër të tjera, ky dekret kërkon matjen e temperaturës së udhëtarëve në trena, thonë në SBB.
Kompania hekurudhore zvicerane nuk mund t’i plotësonte këto kërkesa, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse ajo ka vendosur të ndërpresë ofertën e trenave EuroCity midis Zvicrës dhe Italisë nga e enjtja për një periudhë të pacaktuar.
Përveç lidhjeve në distanca të gjata, nga ky vendim preken edhe shërbimet hekurudhore rajonale ndërkufitare si “Tilo”.
Por trenat në trafikun rajonal midis Brig-ut zviceran dhe Domodossolës italiane nuk preken nga vendimi i përmendur.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












