Lajme
Pas afro 1000 vjetësh, banorët ia ndërrojnë emrin fshatit austriak
Bëhet fjalë për fshatin 'Fucking' të Austrisë, banorët e së cilit pas afro 1000 vjetësh, arritën të ndryshonin emrin e tij, duke e quajtur fshatin 'Fugging', i cili tashmë është bërë i famshëm në opinionin austriak.
Në Austri ekzistonte një fshat me emrin më të pazakontë në gjithë botën. Ai quhej “Fucking”. Për shkak të kësaj, tabela e vendosur në hyrje të fshatit ishte rrëzuar dhe vjedhur disa herë. Tani komuna ka marrë vendim ta ndryshojë emrin e tij, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Ky vendim ka gëzuar së fundmi banorët e fshatit austriak, për të cilin janë krijuar edhe shumë barsoleta.
Bëhet fjalë për fshatin ‘Fucking’ të Austrisë, banorët e së cilit pas 1000 vjetësh arritën të ndryshonin emrin e tij, duke e quajtur fshatin ‘Fugging’.
Për shkak të vëmendjes së madhe që ishte kthyer në bezdi, 106 banorët e fshatit ranë dakord të ndërronin emrin e tij.
Në anën tjetër, mu për shkak të emrit, fshati gjatë viteve të fundit ishte kthyer në një atraksion turistik për shumë turistë nga Austria dhe bota.
Fshati “Fucking” gjendet në komunën Tarsdorf, në qarkun Braunau am Inn, në Austrinë e Epërme.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














