Lajme
Kosova rishikon masat anti-Covid në fundjavë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për situatën me pandeminë COVID-19.
Kryeministri Hoti ka deklaruar se në fund të kësaj jave do të bëhet një rivlerësim i përgjithshëm i masave si dhe do të shikohet nëse do të rishikohet ndonjëra nga masat e ndërmarra në luftimin e kësaj pandemie.
“Në fund të javës do të ulemi të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të masave dhe eventualisht nëse duhet të rishikojmë ndonjërën prej masave. Qytetarët gjatë kësaj periudhe të kenë kujdes maksimal”, u shpreh Hoti për Telegrafin, përcjell Albinfo.ch.
Hoti theksoi se masat që janë ndërmarrë në javët e fundit kanë pasur efektin e tyre.
“Masat që i kemi marrë para tri javëve kanë prodhuar efekt në kuptimin e ndaljes së rritjes eksponenciale të numrave. Është stabilizuar numri i rasteve të reja dhe këtë strategji janë duke e ndjekur të gjitha vendet. Kjo pandemi nuk mund të eliminohet deri sa të kemi vaksinën. Kemi stabilizuar këtë rritje dhe pres që javën e ardhshme do të bie numri dhe do të ulemi të bëjmë një rivlerësim të masave”, theksoi Hoti.
Kryeministri theksoi se kjo është një situatë ku koston jemi duke e bartur të gjithë pa asnjë përjashtim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













