Lajme
Vjosa Osmani do ti kërkojë Edi Ramës dokumentin e mini-shëngenit
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani po qëndron në Shqipëri për vizitë treditore.
Ajo u prit atje me nderime të larta shtetërore, teksa pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dolën në konferencë për media.
Megjithatë pyetur rreth takimit të nesërm që pritet ta ketë me Kryeministrin Edi Rama, ajo tha se do ta përsëris qëndrimin e saj lidhur me mini-shengenin ballkanik.
“Sa i përket mini-shengenin kam të njëjtin qëndrim që kam pasur edhe gjatë vitit 2019, të njëjtin ja kam përcjellur kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë gjatë muajit nëntor dhe do ta përsërisë të njëjtën gjë edhe nesër”, ka thënë ajo, raportin insajderi, përcjell Albinfo.ch..
Ajo tha se shpresat i kanë pasur që Rama të largohet nga ky projekt, por që sipas saj ndodhi e kundërta.
“Shpresa ka qenë që ne ta bindim Ramën se ky projekt nuk është në të mirë të Kosovës por as të Shqipërisë, por si duket ai e bindi kryeministrin Hoti që të nënshkruaj një ujdi që i referohet kësaj marrëveshje”, ka thënë Osmani.
“Ne do tentojmë ta bindim Ramën që ky projekt nuk është në favor të Kosovës. Ajo çka do të kërkojë megjithatë, ta kemi dokumentin. Sepse ne akoma vetëm flasim, sepse ne akoma nuk kemi dokument se çka është ky mini-shengen, cka përmbanë?”, theksoi ajo.
Osmani, tha se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë përfshirë, por Kosova nuk është konsultuar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














