Shqipëria
Shqipëri: 461 raste të reja dhe 14 të vdekur nga COVID-19
Shifrat e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri janë ulur gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë infektuar 461 persona, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në krahasim me ditën e djeshme, kanë vdekur 14 persona.
Nga 1927 testime kanë rezultuar pozitivë 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë.
Fatmirësisht janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 28,121 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm, ku në 4 spitalet COVID po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Personat që nuk kanë fituar betejën janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 nga Vlora, 1 nga Elbasani, 1 nga Shkodra, 1 nga Peqini, 1 nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 53.003 raste, prej tyre 28.121 janë shëruar, 23.794 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1088 persona./tch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












