Lajme
70 mijë bashkatdhetarë, vetëm gjatë vikendit, hynë në Kosovë
Fluks i madh i mërgimtarëve është vërejtur edhe gjatë dy ditëve të vikendit në të gjitha pikëkalimet kufitare në Kosovë, e po ashtu edhe përmes Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave nga ana e Policisë së Kosovës, gjatë dy ditëve të vikendit, më 19 dhe 20 dhjetor 2020, në territorin e Kosovës nga pikat kufitare dhe aeroporti kanë hyrë 70 mijë qytetarë.
Të shtunën, më 19 dhjetor, në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare kanë hyrë 26 mijë e 583 persona, ndërsa të dielën, më 20 dhjetor, kanë hyrë 30 mijë e 72 persona, e që në total i bie 55 mijë 655 persona vetëm pikave kufitare, pa llogaritur mërgimtarët që kanë ardhur me aeroplanë, shkruan telegrafi.
Në bazë këtyre statistikave në territorin e Kosovës gjatë vikendit hynë 22 mijë e 143 vetura dhe 459 autobusë.
Duhet theksuar se qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë”, sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














