Futboll
Vlera e Mergim Berishës arrin në 10 milionë euro
Vetëm brenda dy muajve, sulmuesit me origjinë nga Kosova dhe yllit të RB Salzburg, Mergim Berisha i është rritur vlera nga 2.5 milion në 10 milion euro
Sulmuesi Mergim Berisha po kalon nëpër një formë shumë të mirë në Salzburg, në Austri.
Falë golave dhe paraqitjeve të jashtëzakonshme në këtë edicion, sipas “Transfermarkt” vlera e tij ka arritur në 10 milionë euro.
Ai është bërë futbollisti kryesor i skuadrës elitare austriake, ndërsa këtë edicion ka realizuar shtatë gola në kampionat për dhjetë ndeshje.
Gjithashtu, edhe në Ligën e Kampionëve ka realizuar katër gola.
Në tetor, Berisha kishte vlerën 2.5 milionë euro në treg, mirëpo që nga 21 dhjetori, kartoni i tij kushton katërfish më shtrenjtë.
Ndryshe, sulmuesi 22 vjeçar është në “radarin” e shumë skuadrave evropiane.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












