Lajme
Shfaqen raste të reja me variantin e ri të COVID-19 në Evropë
Spanja, Franca, Danimarka dhe Holanda po ashtu kanë raportuar raste me variantin e ri të COVID-19, transmeton albinfo.ch.
BBC në një raport të fundit, shkruan se të gjithë të infektuarit me variantin e ri, ishin në Madrid dhe lidhen me një udhëtim nga Britania.
Shkencëtarët thonë se varianti i ri i koronavirusit përcillet më lehtë tek njerëzit, porse nuk është më i rrezikshëm se virusi që ka filluar prej më shumë se një viti.
Zëdhënësi i shëndetësisë në Madrid, Antonio Zapatero, tha se rastet lidhen me një udhëtim nga Britania.
Ai shton se asnjë nga të infektuarit nuk është në gjendje shëndetësore të vështirë dhe se “nuk ka nevojë për alarmim”.
Ndërsa ka bërë të ditur se janë edhe tri raste të reja që dyshohen, por që rezultatet nuk do të dalin deri në martën apo të mërkurën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













