Lajme
Shqipëri: Nëntë viktima e 375 raste të reja, në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit raportohen nëntë të vdekur dhe 375 raste të reja me koronavirus, të dhëna këto që tregojnë një gjendje më të stabilizuar të pandemisë në vendin tonë.
Krahas rasteve të reja, gjithashtu tregues pozitiv mbetet fakti se në orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13195
Fier 1602
Shkodër 1345
Durrës 1271
Vlorë 1070
Korçë 960
Elbasan 892
Berat 880
Lezhë 877
Gjirokastër 510
Kukës 447
Dibër 382.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














