Lajme
Zvicra, e shtata në botë me numrin e vdekjeve nga Covid-19
Specialistët në konferencën për media kanë theksuar se infeksionet me mutacionin e ri mund të trajtohen njësoj sikur ato "të vjetrat"
Martin Ackermann, kryetar i Task Forcës Shkencore Kombëtare COVID-19 të Zvicrës, ka bërë një bilanc të zymtë, duke komentuar mbi shifrat aktuale të BAG.
“Kjo është një pamje e çastit, një fotografi”, ka sqaruar Ackermann”, mesatarisht 80 njerëz vdesin nga koronavirusi çdo ditë, transmeton albinfo.ch. Kështu, ne jemi në vendin e 7-të në të gjithë botën, bazuar në numrin e popullsisë”.
Ackermann këtë e ka thënë pak më parë, në konferencën për media që po mbahet në Bernë nga specialistët e pandemisë dhe autoritetet shëndetësore të vendit.
“Ne supozojmë se infeksionet nga mutacionet e reja janë më pak se 1 për qind” në krahasim me ato të mërhershmet, thotë Ackermann.
“Kjo duket sikur nuk tingëllon shumë. Por shembulli i Londrës tregon se sa shpejt mund të ndodhë kjo, përcjell albinfo.ch. Qeveria britanike ka informuar OBSH-në në mes të dhjetorit se mutacioni i ri tani është shkaktar për shumicën e infeksioneve të reja”.
Megjithatë, specialistët në konferencën e përmendur për media kanë theksuar se, bazuar në njohuritë e deritashme, infeksionet me mutacionin e ri mund të trajtohen njësoj sikur ato “të vjetrat”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














