Lajme
Rusi: Numri i të vdekurve nga COVID është tri herë më i lartë se sa është raportuar
Këtë fakt e pronojnë më në fund zyrtarët rusë, duke i krahasuar shifrat e të vdekurve me periudhën para Covidit.
Shifrat e reja tregojnë se më shumë se 186,000 rusë kanë vdekur nga virusi, nga 55,265 që raportoi zyrtarisht vendi.
Kjo do të thotë që Rusia ka numrin e tretë më të lartë të viktimave, duke ecur përpara Indisë dhe duke u renditur vetëm pas SHBA-së dhe Brazilit.
Rusia ka raportuar më shumë se tre milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë, por niveli i saj relativisht i ulët i fatalitetit kishte ngritur vetullat. Presidenti Vladimir Putin tha se ishte për shkak se vendi kishte trajtuar kaq mirë pandeminë, por të tjerët thanë se kjo ishte pjesërisht për shkak të faktit se një autopsi duhej të rendiste COVID-19 si shkakun kryesor të vdekjes që ajo të numërohej.
Të hënën, agjencia qeveritare e statistikave Rosstat tha se numri i vdekjeve nga të gjitha shkaqet midis janarit dhe nëntorit ishte rritur me 229,700 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve AFP. Dhe, nënkryeministrja ruse Tatiana Golikova tha se “më shumë se 81%” e kësaj vdekshmërie të rritur ishte për shkak të COVID-19, që do të thotë se më shumë se 186,000 rusë kishin vdekur nga virusi në atë periudhë. Vlerësimi i saj nuk është pasqyruar ende në asnjë prej niveleve zyrtare të koronavirusit të Rusisë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?














