Kosova
12 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit
Policia po ashtu tha se autoritetet kompetente janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin
Policia e Kosovës njoftoi se 12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një objekt në fshatin Preoc, Komuna e Graçanicës, afër Prishtinës.
Policia tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ejup Govori, mjek përgjegjës i ndërrimit në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se shtatë prej 12 pacientëve janë me djegie.
“Kryesisht djegiet janë në fytyrë dhe shuplaka; djegiet janë relativisht të shkallës së lartë – shkallës së dytë dhe të tretë. Për shkak të djegies së lartë, pacientët janë pranuar në kirurgjinë plastike. Ata momentalisht janë duke u trajtuar nga kirurgët plastikë”, tha Govori.
Govori po ashtu tha tre raste janë me lëndime të kokës, por që nuk janë të rënda.
Policia e Kosovës tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Policia po ashtu tha se autoritetet kompetente janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ripostuar një mesazh të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA
Jeta në Zvicër
-
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës Teleferikët në rajonin e Fribourg po njohin një rritje të ndjeshme të interesit, veçanërisht gjatë sezonit... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para













