Lajme
Çfarë lejohet dhe çfarë jo, në festimin e Vitit të Ri në Zvicër
Edhe në këto kushte, ka mënyra të përshtatshme për të përfunduar disi vitin e çuditshëm 2020 dhe për të pritur ngrohtësisht një vit 2021 më të mirë
Sikur pothuaj gjithçka tjetër, edhe Nata e Vitit të Ri është e ndryshme në vitin e koronës. Mund të festohet por vetëm duke respektuar disa rregulla
Një gjë është e qartë: këtë natë të Vitit të Ri nuk do të ketë festime të mëdha, masive.
Sidoqoftë, ka mënyra të përshtatshme për të përfunduar disi vitin e çuditshëm 2020 dhe për të pritur ngrohtësisht një vit 2021 më të mirë, shkruan 20minuten. Patrick Mathys nga Zyra Federale e Shëndetit Publik na tregon rregullat e sjelljes për prag të Vitit të Ri.
Puthje – po apo jo?
“Është e mundur të cakërrosh gotat. Por mos u puth”, këshillon Mathys, shefi i sektorit të menaxhimit të krizave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në BAG.
Fishekzjarre – po apo jo?
Nëse doni të ndizni raketa ose fishekzjarre të tjera privatisht, mund ta bëni këtë në shumicën e vendeve në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Vetëm kantoni i Valis – ngjashëm sikur Gjermania dhe Austria – ka ndaluar fishekzjarret private.
Fishekzjarret e mëdha nga qytetet dhe komunat gjithashtu janë anuluar të gjitha këtë vit. Por nga ana akustike, nuk do të kaloni keq as në këtë fund të vitit: koncertet tradicionale të këmbanave të kishave lokale do të bien në vitin e ri pas mesnatës si zakonisht.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













