Lajme
Një rast tjetër i konfirmuar i mutacionit të Afrikës së Jugut në Ticino
Ky rast tregon se varianti i Afrikës së Jugut i virusit është konfirmuar zyrtarisht tashmë për herë të tretë
Një tjetër rast infeksioni i variantit të ndryshuar (mutant) të koronavirusit që vjen nga Afrika e Jugut është raportuar në kantonin Ticino, shkruan srf.ch.
Gruaja që ka rezultuar pozitive për mutacionin e virusit nga Afrika e Jugut në Ticino tashmë ndodhet në izolim, ka njoftuar departamenti kandonal i shëndeti, transmeton albinfo.ch.
Ajo kishte ardhur nga Afrika e Jugut në Ticino ku ndodhet edhe tani. Gruaja në fjalë kishte dalë pozitive para Krishtlindjes.
Ky rast tregon se varianti i Afrikës së Jugut i virusit është konfirmuar zyrtarisht tashmë për herë të tretë.
BAG kishte raportuar të martën për dy raste të konfirmuara “jugafrikane”.
Ndërkaq deri tani në Zvicër janë pesë raste të konfirmuara të mutacionit të Britanisë së Madhe, përcjell albinfo.ch. Të gjitha janë raportuar në fund të dhjetorit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












