Lajme
Sot, filloi vaksinimi në Cyrih dhe në nëntë kantone të tjera
Fushata e vaksinimit kundër virusit corona filloi të hënën në kantonin e Cyrihut. Edhe 9 kantone të tjera kishin planifikuar të fillonin vaksinimin të njëjtën ditë
Qytetarët e parë të Kantonit të Cyrihut, burrë e grua Stuessi nga Wetzikon-i, janë vaksinuar sot kundër koronavirusit Covid-19, në qendrën e vaksinimit të referencës EBPI në Hirschengraben në Cyrih.
Vaksinimi i tyre ka shërbyer si fillim zyrtar, para mediave, i fushatës së vaksinimit në kanton.
Dy të vaksinuarit e parë janë mbi 75 vjeç dhe kështu i përkasin grupit me rrezik të lartë, shkruan sda.
Kërkesa për vaksinim deri më tani ka qenë shumë e madhe kështu që jo të gjithë të interesuarit mund të marrin termin për t`u vaksinuar, transmeton albinfo.ch. Deri më tani, në Kantonin e Cyrihut janë në dispozicion vetëm 16,000 doza të vaksinës Pfizer / Biontech . Ky numër është i mjaftueshëm për të vaksinuar 8,000 njerëz.
Vaksinimet e të moshuarve në shtëpitë e pleqve do të fillojnë në mes të janarit. Disa qendra vaksinimi janë planifikuar po ashtu për publikun e gjerë dhe pritet të fillojnë të funksionojnë në prill.
Përveç kantonit të Cyrihut, të hënën vaksinimi ka filluar edhe në kantonet e Uri, Obwalden, Ticino, Jura, Graubünden, St. Gallen, Glarus, Appenzell-Ausserrhoden dhe Thurgau.
Në ditët e fundit të vitit të kaluar, vaksinimin kundër koronavirusit e patën filluar 3 kantone, përcjell albinfo.chBerna është kantoni i fundit në këtë drejtim. Ky kanton ka njoftuar fillimin e vaksinimeve për 11 janar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











