Bota
Mbështetësit e Trumpit rrëzojnë barrikadat para Kapitolit në Uashington
Fotografitë nga disa kanale televizive tregojnë qindra mbështetës të presidentit amerikan duke marshuar drejt selisë së parlamentit pas një fjalimi të Trumpit
Mbështetës të shumtë të Trumpit janë mbledhur përpara Kapitolit në Uashington DC për të demonstruar kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht, kundër konfirmimit të Joe Bidenit si President i SHBA.
Gjatë kësaj kanë ndodhur edhe përplasje me policinë.
Para se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane të konfirmohen në Kongresin Amerikan, kishte përplasje midis mbështetësve të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe zyrtarëve të sigurisë përpara Kapitolit në Uashington.
Fotografitë nga disa kanale televizive tregojnë qindra mbështetës të presidentit amerikan duke marshuar drejt selisë së parlamentit pas një fjalimi të Trumpit, transmeton albinfo.ch. Disa prej tyre u përfshinë në përledhje me shërbimet e urgjencës. Sipas Washington Post, të paktën dy ndërtesa që i përkasin kompleksit parlamentar pranë janë evakuuar.
Në fjalimin e tij mbi atë që ai e quan mashtrim në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Trump u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij që të lëviznin në Kapitol, ku janë të vendosur Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë












