Lajme
‘Ga Ga’, kanali shqip ku fëmijët gjejnë një botë të hareshme
Ka disa ditë që fëmijëve shqipfolës i është shtuar një platformë e re ku ata mund të
gjejnë këngët më të njohura të kohërave. Edhe pse është tentuar edhe më herët që të bëhet një gjë e tillë, materialet e realizuara nuk kanë mjaftuar për të plotësuar pritshmëritë dhe dëshirat e fëmijëve, e për më tepër, të kenë një shtrirje dhe dëgjueshmëri më të madhe.
Ga Ga Këngë për fëmijë, është kanali ku fëmijët gjejnë një botë plotësisht të hareshme.
Aty shfaqen pamje shumë të bukura, të përcjellura nga këngët e realizuara me shumë kujdes, me personazhe interesante, me zëra të këndshëm, me fjalë të zgjedhura e një shqipe të kulluar. Këngët, duke qenë të njohura në gjuhën angleze, shërbejnë në mënyrë të veçantë në situatat e dygjuhësisë te fëmijët.
Një ndër qëllimet e realizimit të këtij projekti, ka qenë motivimi që fëmijët shqiptarë, kudo që jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Zvicërr, Gjermani, Amerikë e në të gjthë botën, të kërcejnë e të luajnë nën tingujt e këngëve shqip.
Mbapa këtij projekti, qëndron një ekip shumë entuziast, Arianiti, Liridona dhe Fatoni. Arianiti, si prind i ri, ishte ideator i një investimi të tillë, nga i cili do të përfitonin të gjithë fëmijët dhe prindërit shqipfolës. Ai u sigurua që ky projekt të jetë një nivel ndryshe nga ata ekzistentë, duke e pasur preokupim kryesor mungesën e burimeve edukative në gjuhën shqipe, në YouTube. Perkthimi dhe përshtatja e këngëve në gjuhën shqipe u bë nga Liridona Syla. Si një gjuhëtare e re, ajo bashkoi dijen, punën dhe vullnetin që të sjellë në jetë një projekt sa më cilësor dhe përmbajtësor për fëmijët.
Liridona ka qenë mësimdhënëse e Gjuhës shqipe për 4 vite dhe tani vazhdon studimet ne Gjuhësi, në nivelin e Doktoratës.
Ga Ga Këngë për fëmijë është kanali i vetëm shqiptar i licensuar direkt nga Looloo Kids!
Për të arritur këtë, janë plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet e realizimit, si nga ana përmbajtësore, ashtu edhe nga ajo pamore.
Këngët përmbajnë një repertor fjalësh të përshtatshme për veshin e fëmijëve. Në to
përfshihen fjalët më të zakonshme që fëmijët duhet të mësojnë; numrat, ngjyrat,
anëtarët e familjes, emrat e kafshëve, pjesët e trupit etj. Në të njejtën kohë, fëmijët do të jenë në gjendje që të mësojnë edhe fjalë të reja të cilat së fundmi, nën ndikimin e anglishtes, e kanë zbehur përdorimin.
Këngët janë realizuar te Florent Boshnjaku dhe janë kënduar nga Margarita Daci Boshnjaku dhe Genc Salihu.
Deri tani, janë realizuar 53 këngë të cilat po lansohen në vazhdimësi në platformën
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not












