Lajme
Punonjësit e “Spitex”-it, shumë më të rrezikuar se ata të spitaleve
Antitrupat Sars-CoV-2 janë zbuluar në gjakun e 19 për qind të personelit të spitex-it, dhe vetëm 8% te punonjësit tjerë shëndetësorë
Testet e gjakut të pothuajse 5000 personave në Ticino kanë treguar se profesionistët shëndetësorë nuk kanë rrezik të shtuar të kontraktimit të koronavirusit, në krahasim me të tjerët, raporton srf.ch.
Sipas studimit të realizuar nga shoqata e spitalve të Ticinos, EOC, puna e punonjësve të Spitex-it (shërbimi i ndihmës për të moshuarit dhe të sëmurët në shtëpitë e tyre) është më e rrezikshmja.
Këtë pohim e mbështet fakti se antitrupat Sars-CoV-2 janë zbuluar në gjakun e 19 për qind të profesionistëve shëndetësorë të ekzaminuar të cilët punojnë në shërbimin e spitex-it, transmeton albinfo.ch. Ndërsa te punonjësit shëndetësorë që nuk bëjnë vizita nëpër shtëpitë e pacientëve, shkalla e infektimit ishte vetëm tetë për qind.
Në përgjithësi, antitrupat janë gjetur në dhjetë për qind të profesionistëve shëndetësorë, ka vënë në dukje EOC në një komunikatë për media, të dërguar të enjten.
Një studim tjetër që ekzaminon shfaqjen e antitrupave në popullatë ka treguar, në fund të shtatorit, një të ashtuquajtur seroprevalencë (= frekuenca e antitrupave specifikë në gjak) prej njëmbëdhjetë për qind tek personat midis moshës 20 dhe 64 vjeç
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













