Lajme
Enver Xhokli dhe Fidan Gashi nesër dërgohen për shërim në Linz të Austrisë
Sipas informacioneve të fundit, thuhet se të lënduarit janë pajisur me viza austriake, ndërkohë nesër pritet të nisën për në Linz rreth orës 13:40 minuta nga aeroporti i Prishtinës
Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, do të dërgohen nesër për trajtim mjekësor në Linz të Austrisë, shkruan albinfo.at.
Sipas informacioneve të fundit, thuhet se të lënduarit janë pajisur me viza austriake, ndërkohë nesër pritet të nisen për në Linz rreth orës 13:40 minuta nga aeroporti i Prishtinës.
Dërgimi i pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.
Për dërgimin e dy të lënduarve dje njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili njëherësh falënderoi shtetin austriak për gatishmërinë e dhënë për t’u dalë në ndihmë të lënduarve nga Ferizaj.
Ndërkohë sot, një falënderim për miqtë austriakë ka bërë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Harandinaj–Stublla.
“Falë bashkëpunimit dhe miqësisë sonë të ngushtë me Austrinë, dy nga të lënduarit nga ky shpërthim, të cilët kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, do ta marrin këtë në institucionet e specializuar shëndetësore austriake”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook ministrja Harandinaj – Stublla, përcjell albinfo.at.
Ajo ka falënderuar për angazhimin e tij ambasadorin e Kosovës në Austri, z.Lulzim Pllana dhe stafin e misionit tonë në Austri.
Po ashtu, falënderim të veçantë ka bërë edhe për ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z.Alexander Schallenberg.
Në anën tjetër, Fondacioni Labinot Tahiri ka njoftuar se aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Enver Xhoklit dhe Fidan Gashit do të ndërpritet në momentin që këta dy pacientë nisen për në Austri, ndërsa mjetet e grumbulluara për shërimin e tyre do t’u dedikohen si ndihmë familjeve të lënduarve nga shpërthimi në “Steak House” si dhe për raste të tjera që kanë nevojë për shërim.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











