Kosova
Vendimin e KQZ-së e votoi edhe VV-ja
Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendimin për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë
Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.
Ky vendim u hodh në votim gjatë mbledhjes së sotme që pati KQZ, derisa me të njëjtin u pajtua edhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Ai ngriti dorën, pas leximit të kësaj pike, të cilën e lexoi, kryetarja Valdete Daka.
Në anën tjetër, i njëjti vendim u kritikua nga deputetë të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e quajtën antikushtetuese.
Gjithashtu, në lidhje me këtë, edhe U.D e Presidentes, Vjosa Osmani i dërgoi një letër Dakës, në të cilën ndër të tjera shkruan se “vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë”.
Ndryshe, sipas këtij vendimi secili mërgimtar që nuk paraqitet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














