Lajme
PZAP hedh poshtë ankesat rreth verifikimit të votuesve nga diaspora
Në reagimin e fundit Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë të enjten kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës joqeveritare, Germin, përmes së cilave është kundërshtuar vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e vertifikimit të votuesve që jetojnë jashtë Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Si Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe organizata Germin kanë pretenduar se vendimi i KQZ-së që përcakton se nëse “aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni refuzohet”, nuk është kriter ligjor dhe vështirëson procedurat ligjore deri te arritja e fletëvotimeve në Kosovë.
Nga ana tjetër, sipas PZAP-it, vendimet e KQZ-së nuk janë të apelueshme, përveç nëse shihen qartë me ligj.
“Në këtë rast, vendimi i apeluar i KQZ-së nuk hyn në kategorinë e vendimeve që apelohen e të cilat janë të përcaktuara në mënyrë taksative në nenin 122 paragrafi 1 pikat a), b), c), d), e) dhe f)”, është thënë mes tjerash në njoftim.
Më 11 janar, KQZ-ja ka marrë vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, derisa i njëjti ka nxitur reagime të shumta.
Në bazë të këtij pikës IV të vendimi, por edhe në bazë të Nenit 3 të rregullores administrative, e cila u miratua më 12 janar, Sekretariati i KQZ-së, për të verifikuar dokumentacionin për të gjitha aplikacionet, do t’i telefonojë të gjithë personat që janë jashtë vendit dhe të cilët aplikojnë për votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë procedurën se si dhe sa herë do t’u telefonohet personave jashtë vendit, të cilët aplikojnë për votim për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas saj, kontaktimi me telefon i aplikuesve do të bëhet në tri faza.
“Thirrja e parë realizohet në orarin e punës sipas kohës lokale në Kosovë. Thirrja e dytë realizohet ose do të bëhen tentime tjera, gjatë orarit të rregullt të punës sipas kohës lokale të shtetit, të vendbanimit, ku gjendet aplikuesi i shënuar në aplikacion. Nëse aplikuesi nuk e hap telefonin as sipas pikës B, do të bëhet tentimi edhe pas orarit të rregullt të punës sipas kohës llokale të shtetit, të vendbanimit, ku gjendet aplikuesi i shënuar në aplikacion”, ka deklaruar Daka.
Shtetasit e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, dhe që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, nga 13 janari e deri më 21 janar do të mund të aplikojnë përmes postës për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlametare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












