Lajme
67 për qind e gjermanëve duan të vaksinohen
Optimizmi se Gjermania do të dalë mirë nga kriza mbetet i padiskutueshëm: 73 për qind janë optimistë ndërsa 22 për qind, skeptikë
Sipas një studimi, në Gjermani ka një rritje të gatishmërisë së qyetarëve për t`u vaksinuar. Sondazhi “Politbarometer” i ZDF ka ardhur në përfundimin se dy të tretat e popullsisë (67 për qind) tani dëshirojnë të vaksinohen, transmeton albinfo.ch.
Në fund të nëntorit ishte vetëm gjysma (51 për qind).
Dhjetë për qind thonë se nuk dëshironin të vaksinoheshin (20 për qind të tillë ishin në fund të nëntorit). Nga ana tjetër, janë shtuar kritikat ndaj procesit të vaksinimit janë rritur.
58 për qind janë mjaft të pakënaqur me kursin e deritanishëm të këtij procesi. 36 për qind janë të kënaqur. Por, optimizmi se Gjermania do të dalë mirë nga kriza mbetet i padiskutueshëm: 73 për qind janë optimistë ndërsa 22 për qind, skeptikë.
Përveç kësaj, është regjistruar mbështetje në rritje për kufizimet që frenojnë pandeminë e koronës. Pas ashpërsimit të bërë në dhjetor, një shumicë prej 51 për qind (plus 16 për qind krahasuar me fillimin e dhjetorit) është e mendimit se masat e zbatueshme aktualisht janë të drejta, përcjell albinfo.ch.
Vetëm 28 për qind (minus 21) ishin në fillim të dhjetorit pro shtrëngimit. 18 përqind (plus 5) e quanin atë të tepruar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











