Lajme
Nga shtatori 2022 në Zvicër nuk do të ketë më fletëpagesa si kjo
Deri më 30 shtator 2022 edhe më tutje pranohen të dy mënyrat e pagesës. Pas kësaj date në vend të fletëpagesës klasike do të përdoren faturat QR dhe fatura elektronike
Historia e fletëpagesës së njohur për të gjithë në Zvicër, së shüejti do t`i takojë të kaluarës. Tashmë është vendosur: Mënyra e pagesës me fletëpagesë përfundon më 30 shtator 2022.
Postfinance do të pranojë edhe më tutje të dy mënyrat e pagesës deri më 30 shtator 2022, shkruan 20minuten.ch. Pas kësaj date në vend të fletëpagesës klasike do të përdoren faturat QR dhe fatura elektronike, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Postfinance
Institucionet financiare zvicerane tashmë kanë adaptuar zgjidhjet e tyre mobile dhe ato e-banking në mënyrë që të mundësohet pagesa dixhitale me faturën QR për klientët privatë dhe ata të korporatave, transmeton albinfo.ch.
Ata që ende preferojnë të paguajnë në sportel, përsëri mund ta bëjnë këtë me faturën QR. “Në të vërtetë asgjë nuk ndryshon për paguesin e faturës”, thekson për gazetën, një zëdhënës i Postfinance. Fatura (fletëpagesa) do të duket ndryshe në të ardhmen, por mund të paguhet njësoj si më parë.
Fatura klasike e pagesës përdoret ende gjerësisht në Zvicër: në vitin 2019, Postfinance kishte regjistruar 713 milionë transaksione të kryera me fletëpagesën e kuqe dhe atë ngjyrë portokalli, përcjell albinfo.ch. Edhe në vitin 2020 shifrat e transaksioneve duhet të kenë qenë në nivel të ngjashëm, por ato nuk janë ende publike.
Heqja e fletëpagesës ka për qëllim të kontribuojë në dixhitalizimin e transaksioneve të pagesave. Me faturën QR dhe faturën elektronike, Grupi “E Six” synon të përmbushë kërkesat e rritura të proceseve të automatizimit. Për kompanitë që nuk janë marrë ende me mënyrat e reja të pagesës tani është koha e fundit që ta bëjnë këtë.
Fatura QR është në dispozicion që nga qershori
Fatura QR është prezantuar për herë të parë më 30 qershor 2020. Ajo përbën standardin e ri për faturimin me shkrim në Zvicër. Siç sugjeron dhe vetë emri, ka një kod QR në faturë. Kodi përmban të dhënat për faturën në formë dixhitale.
Lexoni po ashtu:
https://www.albinfo.ch/sa-firma-te-shqiptareve-jane-krijuar-ne-zvicer-2013-2020/
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













