Lajme
OBSH: Varianti britanik i Covid-19 është zbuluar në të paktën 60 vende
Në të paktën në 60 vende e territore është raportuar varianti i ri britanik i koronavirusit, 10 vende më shumë se një javë më parë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë një njoftim për shtyp.
Ndër vendet që kanë raportuar variantin britanik janë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Brazili, India dhe Spanja.
Të hënën, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së (CDC) thanë se të paktën 122 raste të një varianti të Britanisë janë identifikuar në 20 shtete.
Kjo përfshin të paktën 46 raste në Florida; 40 në Kaliforni; gjashtë në Kolorado; pesë në Minesota; katër në Indiana dhe New York; dy në Connecticut, Maryland dhe Texas; dhe një në Xhorxhia, Illinois, Louisiana, Massachusetts, Michigan, New Mexico, Oregon, Pennsylvania, Utah, Wisconsin dhe Wyoming, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
CDC tha që kjo nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve që qarkullojnë në SH.B.A., por përkundrazi ato që janë gjetur duke analizuar mostrat pozitive. Agjencia paralajmëron që numrat e saj mund të mos përputhen menjëherë me ato të departamenteve shëndetësore shtetërore dhe lokale.
Ndërsa varianti, i njohur si B.1.1.7, duket se përhapet më lehtë, nuk ka asnjë provë që është më vdekjeprurëse ose shkakton sëmundje më të rëndë, sipas CDC.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














