Lajme
Biden nënshkruan 10 urdhra ekzekutivë për trajtimin e pandemisë
Politika e Bidenit duket si një strategji kombëtare, ndryshe nga ajo e paraardhësit të tij, Donald Trump, që ua ka lënë shteteve të vendosin se çfarë është më mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi dhjetë urdhra ekzekutivë për forcimin e luftës kundër koronavirusit.
Me urdhrat e rinj, vaksinimi do të përshpejtohet dhe testimi do të rritet.
Legjislacioni i emergjencës do të përdoret për të rritur prodhimin e gjërave themelore, si maskat.
Duke i bërë publike këto masa, Biden tha se do të duhen muaj për të mposhtur pandeminë, por shtoi se Amerika do t’ia dalë, nëse njerëzit bëhen bashkë, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Masat e reja vijnë një ditë pasi Biden është inauguruar si presidenti i 46-të i SHBA-së.
Politika e Bidenit duket si një strategji kombëtare, ndryshe nga ajo e paraardhësit të tij, Donald Trump, që ua ka lënë shteteve të vendosin se çfarë është më mirë.
Administrata Trump është kritikuar gjerësisht për dështim në kontrollimin e pandemisë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi.
Afro 24.5 milionë njerëz atje janë infektuar, ndërsa mbi 406,000 kanë vdekur.
Edhe pse urdhrat ekzekutivë nuk kërkojnë miratimin e Kongresit, shumica e fondeve për masat e planifikuara përfshihen në një paketë stimuluese prej 1.9 trilion dollarësh, që Biden ka shpallur javën e kaluar.
Biden do të ketë nevojë për bashkëpunim nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve për miratimin e paketës masive.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













