Lajme
Italia mbyll TikTok-un pas vdekjes së 10-vjeçares në një sfidë interneti
Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një 10-vjeçareje që duket se mori pjesë në një sfidë në rrjetin e ndarjes së videove TikTok.
Hetimi vjen ndërsa Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht aksesin në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të provohet saktësisht. Sipas kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjec. Vajza vdiq në një spital në Palermo, pasi u gjet të mërkurën nga motra e saj pesëvjeçare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.
TikTok, që është në pronësinë e kompanisë kineze “ByteDance”, tha të premten se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitje të mundshme të vetëvrasjes, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon dhe glorifikon sjellje që mund të jenë të rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.
Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha në një deklaratë më vonë të premten se do të bllokonte rrjetin e medias sociale me efekt të menjëhershëm deri më 15 shkurt, datë në të cilën rrjeti duhet të plotësojë kërkesat e rregullatorit. Eskpertët mjekësorë kanë paralajmëruar për rreziqet e sfidave që ndërmerren nga të rinj.
Prindërit e vajzës thanë për la Repubblica-n se vajza tjetër u kishte shpjeguar se e motra po luante lojën blackout. “Ne nuk dinim asgjë për këtë. Dinim vetëm se vajza jonë e përdorte TikTokun për kërcime dhe për të parë video. Nuk mund ta imagjinonim këtë mizori”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












