Lajme
Masa më të rrepta për ata që udhëtojnë drejt Gjermanisë
Gjermania i ka shtuar kontrollet kufitare nga sot pasi të premten ka përcaktuar një grup të ri me më shumë se njëzet vende të konsideruara me “rrezikshmëri të lartë”, përfshirë Kosovën, për të cilën parashihen kufizime më të rrepta për të hyrë në territorin gjerman.
Udhëtarët nga vendet që kanë shënuar më shumë se 200 raste të reja për 100,000 banorë mund të hyjnë në Gjermani vetëm nëse paraqesin një test negativ PCR, shkruan agjencia spanjolle e lajmeve, EFE.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, policia kontrollon sistematikisht në aeroporte dhe porte që udhëtarët ta kenë testin negativ me vete, ndërsa në kufijtë tokësorë drejt anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian ku nuk ka kontrolle kufitare, kryhen inspektime të rastit.
Kështu, në aeroportin e Frankfurtit, një nga qendrat kryesore të trafikut ajror në Evropë, kryesisht kryhen kontrolle për deklaratën me shkrim të hyrjes në vend dhe testin negativ.
Këto inspektime, të cilat kryhen direkt në aeroplan, do të ndikojnë parashikueshëm në 17 fluturime nga pesë vende për në këtë aeroport këtë të dielë, shkruan gazeta “Welt”.
Gjithashtu në aeroportin e Mynihut policia ka rritur praninë e tyre me të njëjtin qëllim.
Në grupin e shteteve që preken nga këto masa, përveç Kosovës, hyjnë edhe Shqipëria, Andorra, Bolivia, Bosnja, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara, Estonia, Irani, Izraeli, Kolumbia, Letonia, Libani, Lituania, Maqedonia e Veriut, Meksika, Mali i Zi, Panamaja, Portugalia, Republika Çeke, Serbia dhe Palestina.
Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan së fundmi 12,257 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 349 vdekje, sipas të dhënave nga virologjia e Institutit Robert Koch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











